Marjusi dhe Admiri, dy shqiptarët që humbën jetën nga shembja e urës në Xhenova

0
1892

Marjusi, dhe Admiri, janë dy të rinjtë shqiptarë që humbën jetën mes rrënojave të urës Morandi në Xhenova të Italisë. Gati 200 metra të kësaj ure mbi 1100 metra të gjatë u shemb mesditën e 14 gushtit duke shkaktuar deri tani 39 viktima.

Djaloshi 28 vjeçar Marjus Djerri dhe Admir Bokrina, 32 vjeçari nga Shkodra ishin në furgonin e punës dhe në momentin e tragjedisë po udhëtonin për të punuar drejt komunës Rapallo kur makina e tyre si dhjetra makina të tjera u rrëzuan nga një lartësi prej 45 metrash kur ura u shemb.

“Ministria e Jashtme italiane dhe Ministria e Brendshme italiane i konfirmuan Ambasades shqiptare ne Rome vdekjen e dy shtetasve shqiptare ne aksidentin tragjik te Genovas.  Pas kontakteve me spitalin e Genovas dhe familjaret,  Ambasada konfirmon se viktimat jane shtetasit shqiptare Marijus Djerri dhe Admir Bokrina. Ambasadorja Anila Bitri ne bisedat telefonike me te afermit e dy viktimave ngushelloi familiaret dhe u ofroi mbeshtetjen e shtetit shqiptar ne kete çast të rëndë” njoftoi ambasada shqiptare në Itali. 

Telefonatat qe s’moren kurrë përgjigje

Me të mësuar në media tragjedinë familjarët e Marjusi por dhe të Admirit ishin përpjekur të kontaktonin  në telefon me djemtë por kurrë nuk morën përgjigje nga ana tjetër e telefonit.

Ndryshe nga celulari i Admirit i cili rezultonte i fikur, ai i Marjus Djerrit – sipas dëshmive të familjareve të shkodranit – edhe 2 orë pas tragjedisë kishte qënë i ndezur dhe zilja binte.

Mbrëmjen e djeshme familjarët e Marjusit kishin deklaruar zhdukjen e tij dhe ishin mes njerëzve që ishin grumbulluar në spitalin San Martino të Genovas për të mësuar për fatin e njerëzve të tyre. Ndërsa prindërit e Admirit ndodheshin në Shkodër. Kishin ardhur 10 më parë me pushime.

Përfaqimi i fundit

Admiri kishte 3 vite që ishte martuar me Selmën dhe një ditë përpara tragjedisë kishin festuar këtë përvjetor. Ndërsa përqafimi i fundit kisht qenë në orën 11: 10 minuta kur kishte lënë banesën për të shkuar në punë pa ditur se nuk do të kthehej kurrë më.

(Ne foto:Në të majtë Marjus Djerri, nga Durrësi dhe në të djathtë Edi Bokrina, nga Shkodra)

Shuhen endrrat

Admir Bukrina ishte sipërmarrës e një shoqërie të vogël ndërtimi. Bisnesi i tij rezulton i regjistruar e si pronar i vetëm prej 5 dhjetorit të vitit 2016. Ndërsa Mariusi kishte pasion futbollin.  Prej vitit 2015 luante në rolin e sulmuesit në skuadrën amatoriale Black Out të provincës së Genovas. Sic e dëshmon dhe skeda e tij si lojtar, gjatë sezonit 2016-2017 Marjus kishte shënuar 10 gola me skuadrën e tij.

Lidhjet e gjakut 

Të dy familjet jetonin prej vitesh në Itali por ktheheshin shpesh në Shqipëri për të takuar njerëzit e tyre të cilët sot kanë hapur dyert e mortit.

Ne Shijak dyert e mortit i kanë hapur gjysherit e Marjusit ndërsa në Oblikë shtëpinë për të pritur ngushëllimet e ka hapur xhaxhai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here