Problemet e gjyqësorit, Mediu takim me të dërguarin e Asamblesë së OSBE

0
539

Kolapsi në sistemin gjyqësor ishte shqetësimi që Kryetari i Partisë Demokratike Fatmir Mediu ndau në të dërguarin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Gjatë një takimi në Tiranë me deputetin britanik Mark Pritchard Mediu tha se mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë po krijojnë një situatë të paprecedentë për Shqipërinë.

Mediu u ndal po ashtu edhe tek rëndësia e Reformës Zgjedhore. Sipas tij kjo reforme pa një gjyqësor te pavarur nuk do të jete efikase sepse cdo rezultat final do te vendosej nga gjykata nen kontrollin e qeverise.

Mediu dhe i dërguari i Asamblesë Parlamentare të OSBE ndan të njëjtin mendim se situata gjeopolitike ne Ballkan është shume shqetësuese.

Sipas tyre ka forca te interesuar për të shmangur Ballkanin nga rruga Evropiane dhe NATO me synim rizgjimin e konflikteve te vjetra gjate shpërbërjes se ish-Jugosllavisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here