Michael Phelps vuan nga depresioni

0
834

Pas një karriere të mbushur me suksese dhe arritje sportive, Michael Phelps ka bërë një rrëfim tronditës në aspektin personal. Në një intervistë për “CNN” 23 herë fituesi i medaljes së artë Olimpike dhe 28 medalje gjithsej se disa herë ai ende vuan nga depresioni.

“Dy ose tre javë më parë pata një depresion mjaft të ftohtë. Kjo është diçka që do të vazhdojë të ndodhë gjatë gjithë jetës time, por sa më shumë që mund të mësoj për veten time, aq më shumë unë mund të kuptoj pse ndodhin këto gjëra. Në fillim nuk kam dashur të marr këshilla nga një terapist, por më pas nisa të kuptoja se unë isha më i shëndetshëm kur terapisti më jepte ndiqte hap pas hapi.Do të doja të shpëtoja jetën e personave të tjerë që vuajnë nga kjo sëmundjen  po të kisha mundësi. Do të ishte më e rëndësishme sesa fitimi i një medalje të artë. Unë e përfundova karrierën time në nivel maksimal.”-përfundoi ai.

“Peshkaqeni i pishinave” u tërhoq nga aktiviteti i tij sportiv menjëherë pas Lojrave Olimpike të Londrës 2012. Megjithatë ai u rikthye në vitin 2014, por po në atë vit ai u pezullua për gjashtë muaj nga Federata Amerikane e Notit për shkak të drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur. Phelps arriti të merrte pjesë në Lojërat Olimpike të Rio në vitin 2016 dhe fitoi gjashtë medalje (pesë ari) para se të tërhiqej përfundimisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here