Flamur Çelaj: Sfidat e LSI-së në luftën kundër krimit!

0
693

Mëngjesi i sotëm në kampin veror të LRI-së nisi me një trajnim nga Kryetari i Komisionit të Sigurisë në Lëvizjen Socialiste për Integrim, Flamur Çelaj. Tematikat e trajnimit përqendroheshin në tre pika kryesore : kriminalitetin, sigurinë publike dhe emigracionin e paligjshëm në vendin tonë. Çelaj theksoi se lidershipi aktual i LSI-së është më se i ndërgjegjshëm për sfidat e reja që e presin në këto fusha.

Më poshtë një pjesë nga fjalimi i tij:

Të dashur  të rinj e të reja, të Social-Kampit LRI.

Me cilësinë e kryetarit të komisionit te sigurisë publike në Lëvizjen Socialiste për Integrim ndodhem këtu sot me ju për të ndarë bashkë disa problematika lidhur me: kriminalitetin, sigurinë publike dhe emigracionin e paligjshëm në vendin tonë.

Doja gjithashtu të nënvizoja se lidershipi aktual i LSI-së është mëse i ndërgjegjshëm për sfidat e reja që e presin në këtë fushë, sfida këto që e ftojnë LSI-në të marrë përgjegjësitë për t’i ofruar shqiptarëve projekte konkrete për sigurinë e tyre, për ndërtimin e shtetit të së drejtës duke ofruar mjete ligjore dhe zgjidhje institucionale në luftën kundër krimit të organizuar, në garantimin e sigurisë publike e kombëtare të vendit.

Fenomenet kriminale janë bashkëudhëtare të të gjitha shoqërive edhe të atyre më moderne dhe më të zhvilluara kështu vendi ynë nuk bën përjashtim.  Por ajo që i ndan vendet në fjalë janë institucionet e ndërtuara për luftën kundër krimit, si reagojnë dhe sa efikase janë ato për të prapsuar krimin, sa afër qytetarit për t’i garantuar atij sigurinë dhe për t’i kthyer në shërbime efikase taksat që ai paguan për mbrojtësit e rendit.

Në krye të prioriteteve dhe të vëmendjes tuaj doja të nënvizoja fenomenin e kultivimit, trafikimit të kanabisit i cili vazhdon  të jetë fenomeni kriminal me përmasa alarmante në këto vitet e fundit, por edhe të përdorimit të tij, sidomos nga të rinjtë në vendin tonë, që për fat të keq është rritur ndjeshëm.

Rrezikshmëria e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit ka shumë dimensione të dëmshme që fillojnë me përdorimin e tij të pakontrolluar duke dëmtuar rëndë shëndetin e përdoruesve,  shëndetin mendor sidomos të rinjtë.

Kanabisi paraqet edhe një aspekt të dytë problematik social. Masivizimi i kultivimit të tij duket sikur i bën mirë ekonomisë! Mund të ndihmojë ekonomikisht disa qindra apo mijëra individ, por dëmi social është katastrofik.

 

Siguria Publike është një çështje sensitive e cila na tregon se fenomeni kriminal i drogës nuk ndalet vetëm në pikat e mësipërme por ai tregon efektet e tij në aksion agresive që kanë të bëjnë jo vetëm me thyerjen e ligjit por edhe me krimin ndaj pronës dhe personit.

Por të këqiat e këtij fenomeni nuk ndalen këtu,Vendi ynë ka një emër, Ka një dinjitet në botën që e rrethon, por kthimi i tij në burimin kryesor të trafikut të kanabisit dhe krimet kundër personit e çon emrin dhe dinjitetin të  Shqipërisë dhe të Shqiptarve në fund!

Emigrimi Masiv është një fenomen tjetër, shumë negativ .

Bëhet fjalë për emigrimin abuziv, për emigracionin e paligjshëm. Ka edhe shumë të rinj prandaj  kjo ësht një temë që duhet diskutuar. Kërkesat e tyre masive për azil, braktisja e qindra e qindra të miturve dhe lënia e tyre në besim institucioneve të huaja është tregues negativ. Tregues që na duhet të gjithë së bashku duhet t’i japim përgjigje një pyetjeje: Përse largohen shqiptarët?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here