Sunday, May 19, 2024
Home Politikë A do sjellë shtatori ndryshime në qeveri? Rama mbledh nesër në Vlorë...

A do sjellë shtatori ndryshime në qeveri? Rama mbledh nesër në Vlorë ministrat, çfarë pritet të ndodhë

0
749

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë nesër në Vlorë një takim me ministrat dhe krerët e grupit parlamentar, ku do të diskutohen rezultatet për detyrat e lëna dhe reformat e kërkuara nga qeveria e tij, që pas krijimit të saj.

Takimi do të zhvillohet në vilën qeveritare të qytetit bregdetar, ku ministrat e qeverisë do të japin llogari për projektet e realizuara përgjatë një viti si dhe për ato të mbetura pezull.

Raportimi i ministrave do konsolidojë bindjen e kryeministrit mbi performancën e ministrave të tij, gjë nga e cila varet e ardhmja e tyre në qeveri. Pritet që në fillim të shtatorit Rama të bëjë ndryshime në kabinetin e tij ndryshime që do t’i konfirmojë jo më parë se në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS në javën e parë të shtatorit.

Gjatë asamblesë socialistët do të mësojnë në një kohë me shikuesit, se cilët emra do të ndryshojnë në kabinetin qeveritar dhe cilët do konfirmohen në detyrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here