Sunday, May 19, 2024
Home Politikë Ministrat mblidhen në vilën qeveritare në Vlorë, nis takimi i thirrur nga...

Ministrat mblidhen në vilën qeveritare në Vlorë, nis takimi i thirrur nga Rama

0
676

Ka nisur takimi i kabinetit qeveritar në Vlorë. Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot minitrat për të bërë një rezyme të punës së tyre të deritanishme dhe për të marrë vendime.

Takimi zhvillohet në vilat qeveritare në Vlorë, pa praninë e mediave.

Raportimi i ministrave do krijojë bindjen e kryeministrit mbi performancën e ministrave të tij, gjë nga e cila varet e ardhmja e tyre në qeveri. Pritet që në fillim të shtatorit Rama të bëjë ndryshime në kabinetin e tij ndryshime që do t’i konfirmojë jo më parë se në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS në javën e parë të shtatorit.

Gjatë asamblesë socialistët do të mësojnë në një kohë me shikuesit, se cilët emra do të ndryshojnë në kabinetin qeveritar dhe cilët do konfirmohen në detyrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here