Thursday, May 2, 2024
Home Aktualitet Shqipëria do marrë 20 refugjatë, Italia vlerëson vendimin: Shenjë solidariteti dhe miqësie

Shqipëria do marrë 20 refugjatë, Italia vlerëson vendimin: Shenjë solidariteti dhe miqësie

0
930

Shqipëria është shprehur e gatshme për të pritur 20 prej emigrantëve që janë bllokuar në një anije në Itali.

Këtë gjë e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili në një status në twitter shprehet se Shqipëria është e gatshme t’i japë një dorë Italisë.

Ditmir Bushati: Ne nuk mund ta zëvendësojmë Evropën, por ne jemi gjithmonë këtu, në anën tjetër të detit ku dikur ne po vuanin ditë e natë në det, duke pritur që Evropa të zgjohet! Dje, Italia na shpëtoi, sot ne jemi gati për t’i dhënë një dorë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Enzo Moavero Milanesi falënderoi  Shqipërinë për vendimin për të mirëpritur 20 refugjatë nga anija Diciotti.

Enzo Moavero Milanesi: “Një shenjë e solidaritetit të madh dhe miqësie shumë të vlerësuar nga Italia”

Ndërkohë ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini ka deklaruar se në orët në vijim të gjithë emigrantët që janë të bllokuar në anijen Diciotti do të lejohen të zbresin. Ai përshëndeti vendim e Shqipërisë për të pranuar 20 prej emigrantëve.

“Disa prej tyre do të shkojnë në Shqipëri. Unë falenderoj qeverinë shqiptare që u tregua më serioze se qeveria franceze. U them faleminderit shqiptarëve e turp t’u vijë francezëve. Disa prej emigratëve do të shkojnë në dy vende të tjera europiane e emigrantët që do të mbeten në Itali do të merrren në kujdes të Kishës katolike“, tha Salvini. 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here