Wednesday, May 1, 2024
Home Politikë Gjonaj: Austria partnere e Shqipërisë për mbështetjen në zbatimin e reformave

Gjonaj: Austria partnere e Shqipërisë për mbështetjen në zbatimin e reformave

0
640

 Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj është takuar me homologun e saj austriak Josef Moser, në Alpbach të Austrisë. Në qendër të diskutimeve ishte forcimi i mëtejshëm i bashkepunimit midis dy vendeve, ecuria e reformës në drejtësi, bashkëpunimi në forcimin e luftës kundër korrupsionit si dhe organizimi për herë të parë në Shqipëri i Forumit Ministror BE – Ballkani Perendimor për çështjet e drejtësisë dhe punëve të brendshme në tetor 2018.

Ministri Moser vlerësoi nismat e Shqipërisë për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit. Ai u shpreh që Austria do të jetë gjithmonë një partnere në krah të Shqipërisë për mbështetjen në zbatimin e reformave të ndërmarra nga Shqipëria.

Si tregues i mbështetjes dhe vlerësimit që Austria i ka dhënë Shqipërisë u theksua përzgjedhja nga Austria të Shqipërisë si vendin për organizimin e Forumit Ministerial BE – Ballkani Perendimor për Çështjet e drejtësisë dhe sigurisë që do të organizohet në Tiranë në Tetor 2018.

Moser shprehu mirënjohjen që për herë të parë ky event do të organizohet në Shqipëri duke promovuar vlerat dhe arritjet e mëdha që ka bërë deri tani Shqipëria si një vend kandidat për tu bërë pjesë e familjes së madhe europiane.

Nga ana e saj Ministrja Gjonaj e njohu homologun austriak me rezultatet e para që reforma në drejtësi ka dhënë deri më tani duke njohur dhe të gjithë kontributin që ka në dhënë ekspertët austriak në këtë process si dhe mbështetjen politike të Komisionit Evropian.

Në fund të takimit, ministri Moser shprehu gatishmërinë e tij dhe të ministrisë që ai drejton për të bashkëpunuar dhe asistuar Ministrinë e Drejtësisë në Shqipëri me çdo program mbështetje teknike për forcimin e kapaciteteve të Ministrisë në reformat e ndërmarra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here