Tuesday, April 30, 2024
Home Politikë Kryemadhi paralajmëroi ngjarje politike, Boçi: Opozita është në komunikim

Kryemadhi paralajmëroi ngjarje politike, Boçi: Opozita është në komunikim

0
637

Teksa Lëvizja Socialiste për Integrim ka paralajmëruar ngjarje politike, deputeti demokrat Luçiano Boçi nuk jep detaje nëse ka një kordinim me PD mbi aksionin por thotë se kanalet e komunikimit brenda opozitës funksionojnë.

Boçi: Kanalet e komunikimit brenda opozitës funksionojnë sepse tek e fundit qëllimet opozitare bashkojnë dhe forca të tjera ekstreme që kanë pasur dhe qasje të kundërta në faza të caktuara të ushtrimit të politikës  së tyre, jo më ndërmjet një opozitë që konstrukton dhe një strategji të përbashkët. Sikurse secila nga forcat politike ka objektivat e veta, axhendat politike të përcaktuara sipas ideologjisë. Një mazhorancë tenton gjithmonë të fusë pykën në mes që të përçajë opozitën dhe qëndrimin opozitar pavarësisht nga vjen, brenda parlamentit apo parti jashtë parlamentit, duke i mikluar me favore dhe ndere. Siç edhe vepron, e ka në strategjinë e tij. Mazhoranca synon të godasë opozitën, nuk ka synim qeverisjen.

Boçi: Jemi përballë një realiteti konkret, është një fenomen ku kjo mazhorancë është investuar sepse janë paratë e pista, paratë e krimit, paratë korruptive që investohen për të përsëritur pushtetin. Në rastin e pushtetit lokal ka specifikën jo vetëm të mbështetjes së pushtetit qëndror por edhe specifikat lokale të atyre bashkive që e stimulojnë një mënyrë veprimi të tillë. Nëse kjo mazhorancë nuk pastrohet nga këneta e blerjes së votës, e llumit tëparave të pista, pastrimit dhe përdorimit të tyre nuk mund të ketë drejtësi as në sistemin e drejtësisë dhe as barazi para ligjit.Nuk mjafton thjesht një reformë e shkruar, sikundër duhet dhe një rishikim e reformës administrative, sepse është një hartë politike e ndërtuar në bazë të interesit të numrit të votave.

Boçi zgjidhjen e sheh tek një Qeveria antimafia, duke e përcaktuar si mekanizmi i duhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here