Zyrtari i Brukselit Czarnecki: Shqipëria pjesë e BE pas 12 viteve…

0
953

Qeveria pret 2019 për të firmosur nisjen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE por si e sheh Europa? Ryszard Czarnecki, deputeti i partisë polake në qeverise “Ligj dhe Drejtësi” (PiS) dhe anëtar i Parlamentit Europian, ka folur për Shqipërinë gjatë një interviste televizive për median e vendit të tij “Rzeczpospolita”.

”Sipas ekspertëve, Shqipëria mund të anëtarësohet në BE në 10-12 vite”, tha ligjvënësi polak, duke e marrë si shembull Shqipërinë, teksa fliste për një çështje politike në vendin e tij lidhur me sistemin e drejtësisë.

”Shqipëria do të ishte vendi i parë mysliman, me shumicë myslimane në BE. Epo, pse jam duke folur për Shqipërinë? Sepse BE e urdhëroi Tiranën të përfundonte një shkëmbim të tillë të plotë të gjyqtarëve”… “Nuk e di se si llogariten, 85%, kështu që 17 nga 20 gjyqtarë në Shqipëri janë të korruptuar. Qeveria shqiptare, që donte të kishte një derë të hapur për në BE, filloi të ndërrojë gjyqtarët, një reformë të tillë të plotë ose thënë ndryshe shkëmbim të drejtësisë”, tha Czarnecki, para se moderatori i emisionit Michal Kolanko ta ndërpriste për pyetjen e radhës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here