Sezoni drejt fundit, Shëngjini po boshatiset pas rënies së temperaturave

0
540

Fundi i gushtit shënon mbylljen zyrtare të sezonit turistik veror dhe Shëngjini duket se po boshatiset. Rënia e temperaturave këtë javë largoi shumë pushues, ndërsa buzë detit kanë mbetur të paktë.

Daljet e automjeteve nga zona turistike e Shëngjini janë më të larta se hyrjet.

Moti paqendrueshem ka ndikuar në uljen e pushuesve në këtë bregdet.

Një pjesë e mirë e çadrave kanë qëndruar të mbyllura gjatë kësaj jave.

Por pushuesit nuk mungojnë. Për disa temperaturat janë ende të pranueshme për të qëndruar buzë detit.

Një vit më parë pushuesit qëndruan deri në mesin e muajit tetor dhe me nisjen e reshjeve gjithçka u mbyll.

Këtë vit situata është e paparashikueshme ndaj edhe pushuesit nuk janë të sigurt nëse do të vijojnë gjatë të qëndrojnë.

Shëngjini prej disa vitesh është shndërruar në një destinacion kryesor të turizmit masiv, por kur shifrat zyrtare ende nuk kanë dalë, operatorët turistikë kanë vlerësuar se ky vit shënoi një rënie të pushuesve deri në 20 % në krahasim me atë paraardhës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here