Skandal, zbulohet 1.6 ton mish që po përpunohej në Lloto Sporti!

0
1289

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Tiranë në bashkëpunim me krimin ekonomik kanë evidentuar një biznes, “Bar-Kafe Lloto”, ku çuditërisht përpunoheje ilegalisht mish dhe nënprodukte të tij; si të mos mjaftonte kjo, AKU vërejti se përpunimi bëhej në kushte skandaloze me rrezikshmëri të lartë për sigurinë ushqimore. Pamjet e publikuara prej AKU-t tregojnë situatën.

AKU konstatoi se subjekti Milita Dasic me aktivitet  “Bar-Kafe Lloto” me Nipt L81308019L  përpunonte, ambalazhonte dhe tregtonte produkte: 10 kg mish i grirë, 10 kg fileto, 50 kg brumë qofteje dhe 50 kg lëndë e parë mish në kushte të rënda higjeno-sanitare dhe të pashoqëruara me etiketë. Ky subjekt ishte i regjistruar për “bar-kafe lloto” dhe jo për “prodhim e përpunim mishi”.

Gjatë inspektimit u konstatua se biznesi disponon edhe një tjetër ambient, një magazinë të regjistruar në QKL, me aktivitet specifik: Shitje me shumicë e ushqimeve me origjinë shtazore ku u gjendën produkte me afat përdorimi të kaluar: 120 kg qofte, 48 kg shishqebap si dhe 1342.8 kg mish me nënproduktet e tij pa asnjë lloj dokumentacioni.

Për sa më sipër ndaj biznesit u mor masa, gjobë 2.200.000 lekë – u bllokuan produktet në sasinë 1630.8kg në ambientin e prodhimit dhe të magazinimit  si dhe u ndërprer aktiviteti prodhues e tregtues në të dy ambientet.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bëri thirrje operatorëve të biznesit ushqimor që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para – produkte shtazore dhe jo shtazore duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara dokumentacion të plotë veterinar e fiskal – pasi është një detyrim ligjor i tyre përveçse përbën një masë tepër të rëndësishme për sigurinë ushqimore të klientëve të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here