Tentoi t’i grabiste makinën çiftit hungarez në Laç, policia arreston kosovarin…

0
666

 

Një shtetas nga Kosova ka tentuar mëngjesin e sotëm të grabisë një makinë të dy turistëve hungarez.

Këta të fundit kishin ndaluar mjetin e tyre dhe kishin shkuar në dyqan për të blerë, por kanë hasur 46-vjeçarin dhe e kanë ndaluar në kohë.

Në pamundësi për ta realizuar, ka marrë çantën që ndodhej tek sedilja e pasme e makinës dhe ka tentuar të largohet, por është kapur menjëherë bashkë me çantën në dorë dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin

Fillimisht u raportua se ishin dy shtetas gjermanë ata të cilët u përballën me këtë situate, ndërkohë policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen.

Njoftimi i plotë:

Tenton të vjedhë 2 shtetas hungarez, kapet dhe arrestohet menjëherë nga policia.

Sot, rreth orës 09:00, shtetasit G.B. dhe E.B., banues në Hungari, kanë ndaluar me mjetin e tyre, në Milot, duke u ulur nga makina për të blerë. Në momentin kur ata ishin duke blerë, tek mjeti i tyre është afruar një shtetas me qëllim për të vjedhur makinën e të largohej. Në pamundësi për ta realizuar, ka marrë çantën që ndodhej tek sedilja e pasme e makinës dhe ka tentuar të largohet, por është kapur menjëherë bashkë me çantën në dorë dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here