Qeni i Policisë greke u zbulon drogën 2 shqiptarëve në makinë, shihni momentin!

0
825

Dy shqiptarë janë arrestuar pasditen e djeshme në Patra; njeri është 17 vjeç dhe tjetri 28 vjeç dhe akuzohen për transport droge. Makina drejtohej nga 28 vjeçari dhe pasagjer ishte adoleshenti.

Policia greke kontrolloi makinën me ndihmën e një qeni policie dhe zbuloi pas artolantëve brenda në makinë, 13 paketa me kanabis që peshonin 14 kg.

Media greke tha se qentë e policisë si Riki kontribuojnë shumë në parandalimin e krimeve të lidhura me rastet e drogës dhe ata janë shumë shoqërorë, miqësorë me qytetarët dhe nuk paraqesin rrezik për askënd.

Të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë e Shakallës së parë së Patras për t’u marrë në pyetje nga hetuesit dhe zbardhur kush qendron pas këtij trafiku droge.

Por, shihni momentin interesant kur qeni polic zbulon drogën e fshehur pas artolantëve brenda në sediljen e pasme të makinës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here