Sajitaj: Kemi krijuar lehtësira për shpërndarjen e kësteve te të ish-përndjekurit

0
654

Parlamenti do të diskutojë mbi ndryshimin e formulës së dëmshpërblimit të ish- të dënuarve politik. Qeveria ka miratuar disa ndryshime në draft, por se ende nuk është saktësuar nëse do të ketë kufizime për brezin e dytë të përfituesve. Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit, Lavdërim Saitaj, thotë se në projektligj parashikohen lehtësira në shpërndarjen e kësteve.

Qeveria shqiptare edhe pse ka miratuar ndryshimet në projektligjin e ish-të përndjekurve politikë nuk ka përfshirë në të përjashtimet e brezit të dytë dhe të tretë.

Drejtori i Thesarit në Ministrinë e Financave, Lavdërim Sajitaj, shpjegon se kjo gjë mund të diskutohet në një moment të dytë.

Lavdërim Sajitaj: Pritet në një fazë të dytë të diskutohet një gjë e tillë, për momentin këto janë ndryshimet që janë miratuar në mbledhjen e qeverisë. Numri i dosjeve është rreth 13 mijë, kemi dhe një listë me disa të gjallë, dy VKM e fundit në nëntor dhe prill që kanë ecur me shpejtësi dhe kanë marrë tre këste për një periudhë të shkurtër kohore.

Saitaj deklaron se një ndryshim i rëndësishëm në projektligj, i cili do të lehtësojë dëmshpërblimin, është heqja e kufizimit 1 mln lekë të reja për këst.

Lavdërim Sajitaj: Kishte një tavan për çdo këst dhe ky tavan ishin 1 milion lekë maksimumi. Për një të përndjekur që kishte më tepër se 8 milion lekë të reja për të marrë i binte që të pezullohej ky proces, tanimë me heqjen e  kësaj klauzole procesi do të vazhdojë normalisht.

Ndërkaq kufizime pritet të ketë dhe në rastet kur një përfitues nuk interesohet për dëmshpërblimin, kur mund të veprohet dhe me heqjen e së drejtës dhe kalimin e fondit në buxhetin e shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here