Saturday, May 18, 2024
Home Politikë Nishani i bashkohet shqetësimit të opozitës: Krimi i organizuar partner politik i...

Nishani i bashkohet shqetësimit të opozitës: Krimi i organizuar partner politik i qeverisë

0
664

Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani iu është bashkuar shqetësimit të opozitës lidhur me kriminalitetin në vend. Përmes një statusi në “Facebook” Nishani thekson se tashmë krimi është bërë partner i politikës së qeverisjes së majtë në vend.

Po ashtu ai ka nënvizuar faktin se vetëm populli sfidon krimin politik.

“Krimi i organizuar tashmë partner politik i qeverisjes të së majtës.
Tirana, Shkodra, Durrësi, Elbasani, Fieri, Dibra, Vlora nën kontrollin e grupeve kriminale, vrasësve, grabitësve, gjobvënësve, të droguarve.
Kërcënim për çdo familje, çdo qytetar, çdo fëmijë.
#vetëmpopullisfidonkriminpolitik”, shkruan Nishani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here