Sunday, May 5, 2024
Home Sport Panuçi paditi ish-presidentin se e quajti sharlatan, reagon Nishani: Ja çfarë do...

Panuçi paditi ish-presidentin se e quajti sharlatan, reagon Nishani: Ja çfarë do të bëj

0
911

Një pjesë e mirë e futbollistëve të Kombëtares shqiptare që drejton sot Panuçi kanë firmën e Bujar Nishanit në dekretin për pajisjen me pasaportë.

Por, kjo nuk ka ndodhur vetëm në kombëtaren e madhe, por edhe në ato të moshave. Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë ka qenë gjithnjë i gatshëm, që jo vetëm të ishte pranë Kombëtares, por edhe të evitonte çdolloj zvarritje burokratike. Përtej kësaj, ai nuk e ka fshehur asnjëherë se është tifoz i thekur i kuqezinjve.

REAGIMI I NISHANIT
Gazeta “Panorama Sport” kontaktoi dje me ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishanin. Ai dha një përgjigje formale, por me mesazh të qartë për Panuçin: “Nuk e kam lexuar padinë dhe nuk më thotë gjë njoftimi që është publikuar në media. Megjithatë, unë do ta ndjek padinë dhe procesin gjyqësor”, deklaroi ish-kreu i shtetit për gazetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here