Wednesday, May 1, 2024
Home Politikë Balla publikon mesazhin që i ka dërguar Spahos për vettingun e politikanëve

Balla publikon mesazhin që i ka dërguar Spahos për vettingun e politikanëve

0
565

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka publikuar në Facebook mesazhin që i ka dërguar kolegut të tij demokrat, Edmond Spaho, pasi ky i fundit tha se Rama refuzoi vettingun për politikanët.

Balla shprehet i habitur nga reagimi i Edmond Spahos, duke i thënë ne mesazh se kryeministri i kishte ngarkuar atij detyrë për të komunikuar dhe për të marrë më shumë informacion rreth idesë së Lulzim Bashës.

Ja reagimi i plotë i Ballës dhe mesazhi dërguar Spahos: 

Sapo i kam dërguar një mesazh mikut dhe kolegut tim, Edmond Spaho, pasi lexova një prononcim të tij ku thoshte se:

“Refuzimi i Edi Ramës për Vettingun me ligj të politikanëve provoi se Rama është peng i krimit. Kryeministri i krimit po përdor drejtësinë e tij dhe mediat e tij për të mashtruar shqiptarët. Edi Rama e refuzon Vettingun me ligj të politikanëve, sepse vetë ka lidhje me kokat kryesore të krimit të organizuar”.

I dashur Mondi, lexova reagimin tënd ku akuzoje Ramën se ka refuzuar këtë të Vettingut! U habita e desha të pyes njëherë se mos është lajm i rremë, se Rama e tha qartë që jemi shumë dakord. Madje ai më ngarkoi mua të komunikoj nesër me ty për të mësuar më shumë mbi idenë që keni për këtë nismën e Vettingut të politikanëve. Sepse nga teksti nuk kuptohej asgjë konkrete si e ka idenë Luli, madje mëshumë dukej si tekst kundër Reformës në Drejtësi, se sa për thellimin e Vettingut. Ne nga ana jonë jemi gati dhe jam në dispozicion. Taulanti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here