Raporti sekret i policisë: Muxhahedinët mund të sjellin rrezik në sigurinë e brendshme

0
752

Kanali britanik “Channel 4” i ka kushtuar një artikull kampit të muxhahedinëve iranianë në Shqipëri, i cili ndodhet në Manëz të Durrësit.

Gazetarja Lindsey Hilsum ka qenë në kampin e iranianëve të ardhur në Shqipëri, për të mësuar më shumë rreth tyre.

Grupi i xhirimit britanik ka hasur në rezistencën e rojeve dhe anëtarëve të muxhahedinëve, të cilët i kanë akuzuar ato si agjentë të iranit, dhe u kanë fikur kamerat.

Gjithashtu britanikët kanë nxjerrë një raport sekret të policisë shqiptare, përmes së cilit zbulohet se ky grup përbën rrezikshmëri në vendin tonë.

Sipas k?tij dokumenti, të firmosur nga kryepolici Ardi Veliu, muxhahedinët perbejnë nje rrezik për sigurinë në Shqiperi, pasi ka dyshime të arsyshme që antarët e grupit MEK, mund të vrasin anëtarë qe dalin ose tentojnë të dalin nga grupimi.

Muxhahedinët “mund të sjellin implikime në sigurinë e brendshme, pasi këta individë janë të indoktrinuar thellësisht, kanë qenë pjesë e strukturave ushtarake, kanë marrë pjesë në luftimë dhe akte terrori.”, thuhet në dokumentin sekret.

“Me parë në Irak kanë ndodhur vrasje të ish-antëtarëve të kësaj organizate të shkëputur prej saj pasi ata kanë dalë publikisht duke iu kundërvëne veprimtarisë se organizatës….në vijmësi duke parë indikacionet e veprimeve dhe sjelljeve të shtetasvë në fjalë të cilët aktualisht janë të shkëputur nga kjo organizatë, ka dyshime të arsyeshme se kjo situatë është e njëjtë me atë të ndodhur më parë në Irak e cila është pasuar me vrasje.”, thuhet në dokument.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here