Saturday, May 4, 2024
Home Aktualitet Famulltari i Laçit thirrje në meshën e të dielës: Stop vrasjeve, jetën...

Famulltari i Laçit thirrje në meshën e të dielës: Stop vrasjeve, jetën e merr vetëm Zoti

0
722

Situata e kriminalitetit në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës ka qenë kryefjalë e  famulltarit të Laçit  fra.Ndue Toplana, gjatë meshës së kësaj të diele në kishen e Shen Mehillit.

Ai apeloi qytetarët ti thonë “Stop Vrasjeve”, teksa kërkoi nga prindërit që të punojnë më shumë me fëmijët e tyre.

Toplana: Kemi dëgjuar në televizione, kanë ndodhur vrasje në Shkodër, kanë ndodhur vrasje këtej. Ju kisha porosit të gjithëve me i lanë vrasjet, me i lënë të këqiat dhe të kthehemi prej Zotit. Çdo vrasje është mëkat shumë i rëndë, vetëm Zoti ka të drejtën jetësore.Ai është i vetmi që ka të drejtë. Në Shkodër kanë bërë shumë. Nuk është vrasja kryesorja, ajo është kulmi i marrisë, por janë probleme të bartura. Është mirë që të gjithë në familjet e tyre me i mësue, me i formue që vrasja nuk mund të bëhet.Tërë mallin e botës me ja dhënë një nëne dhe një babe nuk i duhet asgjë me i marr fëmijën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here