Sunday, May 5, 2024
Home Kronika Shqiptari gjendet i vdekur në varrezat e Milanos

Shqiptari gjendet i vdekur në varrezat e Milanos

0
1419

Një shqiptar është gjetur i pajetë  në varrezat e Cuggiono të Milanos. 59 vjeçari punonte si roje e varrezave dhe është gjetur i pajetë të hënën paradite të 10 shtatorit nga banorët e zonës.

Policia italiane ka nisur hetimet për të mësuar shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes ndërsa disa dëshmitarë kishin parë burrin  të punonte në orën  08:00 gati dy orë para se të konstatohej vdekja e tij.

Roja ishte shumë i njohur për banorët e zonës, shkruajnë mediat italiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here