Friday, May 17, 2024
Home Aktualitet Bllokohet për 45 ditë aksi Vorë-Fushë Krujë

Bllokohet për 45 ditë aksi Vorë-Fushë Krujë

0
845

Aksi rrugor nga Vora në Fushë Krujë do t’i nënshtrohet restaurimit duke filluar nga dita e nesërme. Projekti i rehabilitimit bëhet me ndihmën e Bankës Botërore.

“Punimet kryesore të cilat janë parashikuar gjatë fazës së rehabilitimit të këtij aksi rrugor janë prishja e shtresave ekzistuese asfaltike; zëvendësimi i nënshtresave në çakëll dhe stabilizant; realizimi i të gjitha shtresave të reja asfaltike në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe vendosja e sinjalistikës rrugore dhe e masave të sigurisë rrugore”, njofton Autoriteti dhe Policia Rrugore.

Nga dita e nesërme do të bëhet bllokimi i aksit nga Kthesa e Doganës së Tiranës deri tek kthesa për Prezë.

Kohëzgjatje e punimeve për rehabilitimin e segmentit nga Kthesa e Doganës së Tiranes deri tek kthesa për Prezë është  45 ditë.

Segmenti i sipërcituar do të jetë i bllokuar për të gjitha mjetet gjate periudhës së kryerjes se punimeve.  Dogana e Tiranes do te jete e aksesueshme nga ana e Vorës.

Devijimi i trafikut do te jete sipas sinjalistikën provizore të vendosur në segmentin ku do të punohet si dhe udhëzimet e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here