Kori “ROZAFA EXPRESSION” në Serbi pjesëmarrëse e festivalit “DAIS OF MOKRANJAC”…

0
741

Me daten 14 shtator 2018, niset për në qytetin Negotin të Serbisë Kori i Shoqatës “ROZAFA EXPRESSION”. Në këtë qytet, me daten 15 zhvillohet Festivali i 53-të Koral “DAIS OF MOKRANJAC”. Në këtë aktivitet do të marrë pjesë edhe Kori i Shoqatës “ROZAFA EXPRESSION” nga qyteti i Shkodrës me drejtues prof. Zef Çoba, i cili konformë kritereve, është përzgjedhur nga komisioni I ngritur për organizimin e këtij festivali. Zonja Renata Djurdjević Stanković nga Cultural centre “Stevan Mokranjac” Negotin, ka kontakuar duke konfirmuar suksesin si grup fitues në përzgjedhje, dhe për të gjitha detajet në lidhje me problemet teknike – organizative të nevojshme si dhe ndarjen e përgjegjësive reciproke sipas kushteve të festivalit.

Kori “ROZAFA EXPRESSION” do të paraqitet me nje program të zgjedhur dhe të larmishem, që sipas kritereve nuk duhet zgjasë më shumë se 20’. Në repertor, vendin kryesorë e zë kultura e jonë qytetare e vizatuar me kaq finesë e ndjeshmëri në këngët shkodrane, si dhe pjesë e vepra korale nga Shqipëria, Serbia, Italia e Rusia.

Kënga lirike “Si bylbylat në prandverë” që do të hapë programin e kënduar acappella, do të përcjellë në ajër me ndjenja të sinqerta shpirtin tonë qytetar, dhe frekuencat e tingujve gazmorë pranverorë, përmes cilësisë së zërave vokalë të unifikuar të ansamblit koral “ROZAFA EXPRESSION”, shprehet dirigjenti Zef Çoba. Sipas kerkesave të festivalit grupi do të interpretojë edhe një vepër korale të kompozitorit Stevan Mokranjac.

Këngëtarja Miranda Gjinaj(Ndoja), vajza e këngëtarit të mirënjohur Bik Ndoja, do të interpretojë një nga perlat e këngëve shkodrane “Per mue paska kenë kismet” të kompozuar nga Palok Kurti, në shoqërimin profesional të korit.

Në përfundim programi mbyllet me atmosferen e ndezur festive të pjesës korale “Bie lodra” të kompozuar nga prof. Milto Vako.

Misioni I pjesmarrjes së grupi koral “ROZAFA EXPRESSION” nga Shqipëria në këtë Festival Koral që zhvillohet në Serbi, vazhdon prof. Zef Çoba, I sherben dialogut kulturor ndermjet popujve dhe vendeve tona dhe respektit reciprok. Muzika si gjuhë e shpirtit, me ligjet e saja universale bashkon dhe vëllazëron popujt.

Ky aktivitet i rëndësishem u mundesua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, e cila mori përsiper zgjidhjen e problemeve të udhëtimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here