Maqedonia voton për emrin, Milo e Krasniqi: Shqiptarët të marrin pjesë masivisht!

0
612

Historianët dhe intelektualët shqiptarë i bëjnë thirrje bashkëkombësve të tyre në Maqedoni të marrin pjesë në referendumin e 30 shtatorit. Afrim Krasniqi, Paskal Milo dhe Arsim Sinani shprehen se votimi i emrit Maqedonia e Veriut sjell forcimin e të drejtave të tyre. Madje referendumi shihet dhe si një precedent pozitiv në dialogun Kosovë-Serbi.

Referendumi për çështjen e emrit i cili pritet të mbahet me 30 shtator në Maqedoni ka intensifikuar përpjekjet e ndërkombëtarëvë për të mbështetur procesin, i cili konsiderohet deciziv për anëtarësimin në NATO.

Intelektualët në Shqipëri janë të unifikuar në qëndrimin e tyre, ku i bëjnë thirrje shqiptarëve të marrin pjesë masivisht në referendum.

Madje për historianin Milo kjo mund të jetë edhe një precedent për zgjidhjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Milo: Kjo marrëveshje mund të shërbejë edhe si nxitje për përmbylljen e bisedimeve disa vjeçare mes Kosovës dhe Serbisë dhe finalizimin e shpejtë të paketës së marrëveshjeve midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Krasniqi: Obsioni më i mirë i mundshëm për shqiptarët ngelet pjesmarrja dhe vota pozitive.

Kryetari i lëvizjes Besa në Maqedoni, i cili bën pjesë e opozitës, thekson se pjesmarrja në referendum do t’i kthejë shqiptarët në vendin ku i takon.

Kasami i bëri thirrje Tiranës zyrtare  të tregohet më aktive në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni.

Kasami: Maqedonia ose do të jetë një shtet i mirëfilltë ku edhe shqioptarët do0 të jenë të barabartë me gjithë të drejtat dhe obligimet e tyre me komunitetin maqedonas ose Maqedonia edhe nesër si pjesëe e NATO-s dhe BE-së do të ketë shumë probleme të theksuara shoqërore andej.

Arsim Sinani mendon që referendumi do të forcojë edhe identitetin e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni.

Sinani: Në mes lindjes dhe perëndimit, shqiptarët janë përcaktuar me perëndimin dhe dëshirojmë që Maqedoninë ta shkëpusim nga influenca ruse.

Nëse rezultati i referendumit do të jetë pro emrit Maqedonia e Veriut, atëherë anëtarësimi në NATO do të përshpejtohet, duke e bërë shtetin e 30-ë në organizatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here