Petrit Vasili: Vettingu i politikës përballë pisllëkut qeveritar

0
704

Kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, në një intervistë për “Fax News” deklaron se vettingu i politikës është i domosdoshëm duke parë shkeljet dhe abuzime flagrante të qeverisë “Rama”.

Vasili, një ditë më parë Kryeministri ka deklaruar se amendamentin kushtetues të Partisë Demokratike, por edhe të LSI-së dhe gjithë opozitës, do ta dërgojë në Komisionin e Venecias për një mendim. Si e shikoni ju këtë deklaratë?

Ky është një qëndrim në vijimësinë e qëndrimeve të trasha të tija, nuk është qëndrimi i tij në fakt. Ata suflerat që fakt që mban përqark, pasi të jeni të qartë për këtë gjë, që ai vetë nuk ka mendim, madje kjo është një krizë e madhe, pasi ai bëhet gjithmonë qesharak sepse thotë atë që i thonë të tjerët. Ne kemi mbase mundësinë të diskutojmë për Ligjin për Teatrin, dhe ai tha që nuk ka vend të diskutohet fare, sepse këtu s’ka vend për garë. Ndërkohë që, tani kanë dalë disa përfaqësues të tij, në bashki, gjithfarësoj njerëzish të paturp që thonë tani që duhet bërë garë. Atëherë e mësonin të thoshte që s’ka nevojë për garë dhe ai e thoshte. Tani i thonë të kundërtën dhe ai thotë që do ta çojë për mendim në Komisionin e Venecias. Ne kemi një iniciativë që është pronë e opozitës shqiptare, në kuptimin e mirë të fjalës, pra është një iniciativë e opozitës shqiptare, e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, por edhe e të gjithë aleatëve të tjerë opozitarë, e cila ndodhet në tavolinën e Kuvendit dhe është shumë e thjeshtë: I hapim rrugën Vettingut politik, me standarde të ngjashme me atë Vetting që është bërë dhe miratuar për gjyqtarët dhe prokurorët. Komisionet kushtetuese hapin rrugën më tej ligjit përkatës për instrumentet të cilat do të kryejnë Vettingun politik, sikurse ndodhi edhe për Reformën në Drejtësi, ku u miratuan ndryshimet kushtetuese, e më tej u miratuan 7 ligjet. Pra, thjesht fare, në tavolinën e punës të Kuvendit është një nismë, qëndrimi ndaj së cilës shprehet me votë. Në rast se është e qartë që ka një frikë të madhe, që ka një shqetësim të madh, të mazhorancës ndaj kësaj nisme, le ta shprehi me votë. Në rast se nuk e gjen me vend nismën dhe janë të lumtur që politikanët e përzier me krimin, që rri njësh me ta, që i ndajnë paratë bashkë, që janë të inkriminuar, dalin në foto, u gjenden milionat e eurove në makinat e tyre Toyota Yaris, pra nëse duan të kenë një politikë të pisët, le të votojnë kundër me në krye Edi Ramën dhe të mos e zgjasin muhabetin fare.

  1. Vasili, pse nuk do të pranoni propozime për këtë draft, por kërkoni të votohet siç është?

Standardi që kemi propozuar është i njëjtë me standardin të cilin vetë socialistët me në krye rilindësin Edi Rama, miratuan në kohën e Reformës në Drejtësi. Pra, kemi marrë të njëjtin standard të Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe e kemi risjellë për politikanët.

Por mazhoranca deklaron se BKH dhe SPAK-u bën këtë që ju kërkoni…

BKH, pra Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK-u nuk kanë lidhje me këtë çështje. Pse? Kur bënë Ligjin e Dekrminilazimit, i cili nxori politikanë, deputetë nga salla e Parlamenti dhe baskitë, kishim BKH dhe SPAK? Jo, nuk kishim. Atëherë çdo të thotë kjo? BKH dhe SPAK-u merret me veprat penal të zyrtarëve të lartë. Ndërsa ligji përkatës sipas vijës politike do të thotë që, për këto arsye të mëdha, kontaktet që ke pasur, pasuri të pajustifikuar, ti del nga politika, pastaj drejtësia bën rrugën e saj, nëpërmjet drejtësisë së zakonshme, nëpërmjet SPAK-ut, nëpërmjet Gjykatës së Lartë dhe gjithë instrumenteve që drejtësia ka. Ashtu sikurse ka vepruar edhe për Dekriminalizimin. Pra, dekriminalizimi i nxori përjashta nga politika ndërkohë që drejtësia vazhdon rrugën e saj m instrumentet e veta. Pra, është shumë e qartë që ti s’mund të rrish më në politikë. Sikurse nuk po rri më kryetari i Bashkisë së Kavajës, apo ato karriget e Kuvendit. Pse i kanë lënë? A nuk kishim Gjykatë dhe prokurori të Krimeve të Rënda ne? Por këto raportet morale dhe politike në raport me opinionin publik e kishin të pamundur të rrinin më në ato pozicione. Pastaj se ç’rrugë ndjek drejtësia, është rrugë e saj dhe nuk e paragjykojmë. Pa, janë instrumente politike dhe juridike të ndara. Sikurse ishte dekriminalizimi i ndarë nga çështjet e reformës në drejtësi, ashtu edhe ligji i Vettingut politik është në një farë mënyrë thellimi i dekriminalizimit të jetës së vendit dhe politikës. E miratojmë këtë, Petriti apo tjetri dalin nga politika dhe në rast se çështjet e tjera kanë nevojë për thellim të mëtejshëm, BKH, SPAK, gjykatat të gjitha institucionet të vazhdojnë punën e tyre. Ky është vetëm një spekulim për t’i ikur problemit. Ndërkohë kujtoj këtu që BKH dhe SPAK nuk janë ngritur dhe vazhdojnë të jenë të bllokuara për shkak të socialistëve, sepse opozita nuk ka asnjë instrument në dorë t’i pengojë. Ka pasur vetëm një instrument që t’i votojë, dhe tërë opozita, edhe PD, për BKH dhe SPAK-un ka votuar pro, por ato nuk ngrihen sepse socialistët i kanë bllokuar instrumentet për ngritjen e tyre, pasi duan që paqëndrueshmëria të jetë e konsoliduar që të vazhdojnë të vjedhin si të duan.

Cili do të jetë organi që do të garantojë vettingun e politikanëve në një kohë që ju thoni që dy organet e reja janë të bllokuara…

Së pari do të biem dakord dhe do të votojmë a do kemi Vetting apo nuk do kemi?  Pasi në sallën e Parlamentit, kur bëmë Vettingun e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve, ju e dini shumë mirë që miratuam ndryshimet kushtetuese. Po nuk çuam atë ditë ligjin për Vettingun apo jo. Ligji i Vettingut u miratua muaj më pas. Duhet ti themi po nga ana kushtetuse dhe në qoftë se i themi po, pastaj do të prezantojmë të gjitha instrumentat të cilat organizojnë zbatimin. Në rast se nuk I themi po, pra Kushtetuta nuk e hap këtë rrugë, ç’ligj do propozojmë? Nuk mund të ketë ligjj kur nuk ka ndryshime kushtetuese. Në rast se ndryshimeve kushtetuese u thuhet po, sigurisht do prezantojmë nismën përkatëse, bazuar në at që  do prezantojmë të gjithë së bashku. Ne nuk  e miratojmë dot vetë se duhen 93 vota për të miratuar këto ndryshime kushtetuese. Opozita nuk i ka 93 vota, sikurse nuk i  ka dhe PS. Pra kjo është një nismë. Në momentin që I themi po atëherë do të aktivizohen nisma për paraqitjen e instrumentave përkatës të cilët do të bëjnë veprimet përkatës, siç do ndodhi me dekriminalizimin që ju e dini që ishte fare e thjeshtë. Nuk ka vështirësi në instrumenta problemi është a do i  hapim rrugën kësaj apo jo. Siç i vunë barrierat që nuk lejuan arrestimin e Sajmir Tahirit ashtu do i vënë barriera dhe kësaj. Tërhiqeni nismën thotë. Kur vjen puna për të vjedhur 200 milionë euro për Teatrin këta e miratojnë brenda natës, me luftë. Për emërimin e Arta Markut me luftë e më tym e miratojnë. Kurse këtë nuk e miratojnë. Siç i thanë po Arta Markut me 69 vota, siç I thonë po kësaj të Teatrit, e miratuan me luftë nuk pritën fare për të ruajtur 200 milionë. Pse nuk i thonë po? Po të isha unë në vend të kë këtyre, në rast se e mendojnë vërtet që janë të qetë dhe të pastër, po që nesër do e votojmë do thosha. Me procedurë të përshpejtuar, brenda javës do rishikonim të gjitha komisionet që populli të jetë i qetë që këta politikanë që ka janë politikanë të ndershëm dhe punojnë për interesat e vendit. Ky do ishte qëndrimi më i thjeshtë në botë.

Pse ju përjashtoni ekspertizën e Komisionit të Venecias kur vetë opozita disa herë  e ka kërkuar?

Nuk po përjashtojmë absolutisht asgjë. Është shumë e thjeshtë,  do ta ripërsëris. Kemi riprodhuar për ty dhe për teleshikuesit standardet e Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët. Standardet të cilat morën bekimet e Komisionit të Venecias. I cili ishte kundër mazhorancës në shumë raste. Imponoi këto standarde se ju e dini që ai i imponoi këto standarde.  Atë standard e kemi sjellë përsëri për prokurorët dhe gjyqtarët. Kemi nevojë ta pyesim prapë Venecian? Është budalla kryeministri ynë por në nuk mund të jemi kaq të trashë ti themi Venecias, për atë që na the po, a mund të na thuash dhe njëherë po. Se na ka thënë po, ne kemi riprodhuar po atë gjë. Por e kemi përdorur dhe për politikanët. Ka ndonjë gjë të keqe? Ti verifikojmë një për një siç verifikohen prokurorët dhe gjyqtarët, të verifikohen dhe politikanët. Po me atë standard, po me ato formulime, po me atë miratim që ka dhënë Venecia e kemi sjellë për politikanët, pse do shkojmë prapë në Venecia?

Ku ndryshon Vettingu i politikanëve nga ligji për dekriminalizimin?

Ka thellim në shumë momente të vetat dhe në shumë çështje të tjera të cilat zbardhin dhe hedhin dritë jo thjesht mbi rekordet e të shkuarës por fotografojnë gjithë situatën. Jo vetëm situatën për kontaktet dhe ndërlidhja me botën e krimit por sigurisht dhe shumë e rëndëishme është kontrolli i pasurisë. Përveç elementëve të tjera por këto janë dy shtyllat themelore të cilat nuk mund të shteroheshin dot nga ligji i dekriminalizimit. Pra ishte i rëndësishëm për atë pjesë ku ai trajtohej dhe prodhoi rezultate për mua të rëndësishme, ishte një nismë e cila pati një efekt të rëndësishëm dhe politik dhe moral. Por në këtë moment vendosim një standard të tillë, i cili e lë të qetë opinionin publik që përsa i përket integriteti të politikanëve, ka politikan me integritet së paku moral që është shumë i rëndësishëm dhe raporti  i tij me botën e krimit. Zotësia e tij në politikë është një garë që e ndan elektorati, por ama njerëzit duhet të jenë të qetë që nuk i drejton në politik as njerez njësh me kriminelët dhe as hajdut ordiner dhe të korruptuar.

Ka figura  LSI  i tremben Vettingut  politikanëve?

Po në qoftë se LSI është një bashkëinisiatore e kësaj çështje, unë jam një nga afirmuesit e parë dhe të gjithë kolegët e mi, po të kishim frikëra të tilla do bënim si këta të rilindjes, do thoshim po jo prit, po pse ta bëjmë, po ta kthejmë mbrapsht, ta vonojmë, ta çojmë te Venecia, mos ta çojmë te Venecia, ta çojmë në Strasburg, ta çojmë në Bruksel.  Përderisa kemi firmosur dhe po kërkojmë të futet në sallë dhe të votohet përgjigja është shumë e qartë. Nuk kemi asnjë shqetësim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here