Çmendet babai, vret me thikë djalin 1-vjeçar gjatë zënkës me gruan, shpëton vajza

0
1516
Një ngjarje shokuese ka ndodhur në provincën e Mugellos, në Firenzze të Italisë ku një fëmijë vetëm 1-vjeçar është vrarë me thikë nga babai i tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë një debati të ashpër mes babait vrasës dhe bashkëshortes së tij.
Në banesë ishte edhe vajza tjetër 7-vjeçare e çiftit. Babai tentoi të vrasë edhe atë por fëmija u shpëtua nga nëna që i doli para duke e mbrojtur me trupin e saj.
Sipas rindërtimit të skenës së krimit, 30-vjeçarja Annalisa u përpoq të shpëtonte vogëlushin Michele duke u larguar me vrap me të në krahë drejt tarracës së godinës.
Por, ajo u ndoq nga pas nga partneri i saj Nicolo Patriarchi i cili i goditi pa mëshirë. Në ato momente, në banesë kishin mbërritur forcat e policisë që kishin marrë një telefonatë që jepte alarmin.
Prindërit e Annalisës kishin njoftuar pasi e bija u tregoi për sherrin që po ndodhte.
Kur, karabinierët mbërritën, gjetën të vdekur fëmijën që në 3 Shtator kishte mbushur 1-vjeç. Ndërkohë nëna ishte e plagosur por jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje u arrestua autori i krimit shokues i cili ishte në gjendje të rënduar psikologjike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here