Ishte emigrant ilegal, policia greke dhunon dhe deporton shqiptarin

0
994

Një shqiptar me qëndrim ilegal në Greqi pretendon se është dhunuar nga policia greke me mjete të forta dhe më pas është depërtuar në Kapshticë.

Shtetasi me inicialet A.B. 45 vjeç, banues në Librazhd ka denoncuar në Komisariatin e Devollit se është dhunuar me mjete të forta nga policia greke në Edesa, ndërsa pas depërtimit ka marrë mjekim në spitalin e Bilishtit.“Më datë 14.09.2018, shtetasi A.B. vjeç 45, banues në Librazhd, i deportuar në VKK Kapshticë, kallëzon se ka qenë emigrant ilegal në Greqi dhe më datë 10.09.2018, në qytetin e Edesas, është kapur nga policia greke dhe është goditur me mjete të forta dhe ka mare ndihmë mjekësore në spitalin e Bilishtit. Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë.”- thuhet në njoftimin e policisë Devoll.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here