Presidenti i Republikës Ilir Meta ka lëshuar një mesazh në “Ditën e Demokracisë”. Në një shenim në faqen e tij në facebook kreu i shtetit shkruan se, “Demokracia duhet ruajtur, duhet mbrojtur, duhet zhvilluar sipas standardeve më të avancuara dhe siç e meriton një komb si i yni, që ka vuajtur shumë nga mungesa e saj”.
Ai i bën thirrje rinisë që “me shpirtin e lirë, energjinë, guximin e kurajon e saj, të udhëheqë proceset demokratike për europianizimin e plotë të vendit”
Ja shënimi i plotë i tij
Demokracia nuk është dhënë një herë e përgjithmonë.
Demokracia nuk vjen si dhuratë dhe as qëndron si e tillë.
Demokracia duhet ruajtur, duhet mbrojtur, duhet zhvilluar sipas standardeve më të avancuara dhe siç e meriton një komb si i yni, që ka vuajtur shumë nga mungesa e saj.
Rinia e sotme, me shpirtin e lirë, energjinë, guximin e kurajon e saj, të udhëheqë proceset demokratike për europianizimin e plotë të vendit.