Rruga e Kombit, gjithçka gati për të nisur aplikimin e tarifës të hënën

0
589

17 shtatori do të shënojë hyrjen në fuqi të tarifës për qarkullimin në Rrugën e Kombit.

Kompania që ka marrë me koncension shërbimin, ka zgjeruar në 10 sportele pikën e pagesës dhe tashmë është në fazën e testimit të sistemeve dhe kolaudimit  të pistave.

Inxhinieri Klajdi Gorea: Çdo gjë ka përfunduar, çdo gjë është gati. Thjesht tani po bëhen kualidimet e pistave.

Siç është bërë e ditur, banorët e qarkut Kukës do të përfitojnë nga një skemë lehtësuese.

Dy pista janë dedikuara për mjetet  e këtij qarku. Pista e parë në sensin Kukës-Tiranë dhe e tjetra në kthim.

Drejtuesit e mjeteve nga ky qark duhet të kujdesen më parë për të zgjedhur pistën e dedikuar për ta.

Në sportel do të behet verifikimi i targës dhe ata do të përfitojnë tarifën e reduktuar prej vetem 100 lekësh me TVSH, si në këtë shembull.

“Meqë jeni pjesë e qarkut të Kukësit përfitoni një tarifë të reduktuar prej 100 lekësh të reja”.

Inxhinieri Klajdi Gorea: Çdo mjet që i korrespondon qarkut Kukës, çdo targë e secilit mjet është futur në sistem dhe çdo banor do të verifikohet dhe normalisht që do të paguajë tarifën e reduktuar.

Për të eleminuar kostot për banorët pjesë e skemës janë edhe 11 linja të transportit interurban që janë lincesuar në qark.

Klajdi Gorea, inxhinier pranë firmës koncensionare, thotë se veç përgatitjeve teknike, rëndësi e veçantë i është kushtuar trajnimit të operatorëve dhe punonjësve të mirëmbajtjes të cilët janë të gjithë nga qarku Kukës.

Inxhinieri Klajdi Gorea: Bëhet trajnimi si i operatorëve por dhe stafit të mirëmbajtjes që do të mirëmbajnë komplet pistat.

Tarifat bazë janë për motorrin 2.5 euro, veturë 5 euro, autobusë dhe kamionçina 11.2 euro, kamionët e mesëm 16.2 euro dhe kamionët e rëndë 22.5 euro.

Përdoruesisht e shpeshtë të kësaj rruge do të përfitojnë reduktime të ndjeshme të tarifës.

Sipas përllogaritjeve, gjatë një dite në “Rrugën e Kombit” lëvizin rreth 5.000 automjete.

Kompania ka vënë në dispozion të qytetarëve numrin e telefonit 0800 0400 ku mund të telefonojnë falas për çdo pyetje e paqartësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here