Sherr me shkopinj bejsbolli, 5 shqiptarët u kthehen edhe karabinierëve

0
940

Pesë shqiptarë përfunduan në prangat e karabinierëve në Atessa (Chieti) të Italisë të akuzuar për rezistencë ndaj një zyrtari publik.

“Ansa” shkruan se natën e kaluar (18 shtator) rreth mesnatës, në sheshin “Piazzano di Atessa”, dy grupe po përlesheshin mes tyre me shkopinj bejsbolli.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë karabinierët, të cilët u përpoqën të shpërndanin grupin të përfshirë në sherr, por pavarësisht kësaj, shqiptarët kanë rezistuar edhe ndaj policisë.

Vetëm dy nga shqiptarët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Atessas, me  një prognozë shërimi përkatësisht prej 10 dhe 7 ditësh.

Aktualisht, shqiptarët e arrestuar janë në paraburgim ndërsa pritet të merret vendimi në gjykatën e Lanciano-s.

Karabinierët po zhvillojnë hetime më të thelluara për shkakun e zënkës masive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here