Zbulohet arsyeja pse u masakrua për vdekje i riu shqiptar në Amerikë

0
1386

Vazhdojnë hetimet në lidhje me vrasjen e Grei Frashërit, të riut shqiptar të ekzekutuar në New York.

Pas arrestimit të Anthony Valenti 35 vjeç me banim në Bensonhurst, janë zbuluar detaje të reja.

Mediat vendase shkruajnë se asnjë prej plumbave që shtiu Valenti nuk e kanë prekur shqiptarin, por ishte bashkëpunëtori i tij i cili e qëlloi me thikë dhe e preu në pjesën e qafës duke e lënë të vdekur.

Por pse u vra Grei?

Mediat amerikane shkruajnë se arsyeja për të cilën i riu shqiptar u ekzekutua, ishte për hesape droge.

35-vjeçari i arrestuar për vrasjen e Frashërit është arrestuar 10 herë në total, për motive të përfshirjes në hesape droge dhe drejtim të mjetit në gjendje të dehur

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here