LSI, Tushaj: Rama u heq licencat 35 kompanive të inerteve në lumin Mat, për t’ia dhënë klientëve të tij me PPP

0
1676

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Viktor Tushaj denoncon anulimin klientelist nga ana e qeverisë të licencave për 35 kompani e pajtuara për rehabilitim dhe shfrytëzim mbi bazën e projekteve të detajuara rehabilituese, të cilat janë ngarkuar për të bërë prodhimin e inerteve në lumin Mat, duke ia dhënë atyre kompanive klienteliste të qeverisë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Tushaj thekson se tanimë kryeministri Rama duhet të vijë të presë shiritat e falimentit për këto 35 kompani.

Denoncimi i deputetit Viktor Tushaj

Ti thuash kësaj qeverie e paaftë dhe e korruptuar, s’ke thënë asgjë! T’i thuash arrogante, brutale e diktatoriale, akoma s’i ke thënë të gjitha! Por t’i thuash kriminale mbase i afrohesh . Skandalet e saj nuk kanë të sosur. Jep licensen 5 vjeçare për rehabilitim dhe shfrytëzim mbi bazën e projekteve të detajuara rehabilituese, ku 35 kompanitë bëjnë edhe investimet e tyre për përballimin e punës 5 vjeçare në zbatim të projektit, dhe pas 1 viti anulon lejet. Se në mënyrë brutale dhe grabitqare do të marrin inerte kompanitë e koncesioneve dhe PPP-ve të famshme.

Po ku është parë dhe dëgjuar një vandalizëm i tillë?

Duke qenë i paaftë të kontrollojë zbatimin rigoroz të projekteve rehabilituese në lumin Mat, lum i cili ka dhe do të ketë tërë jetën nevojë për rehabilitim për shkak të dimensionit dhe prurjeve të përhershme që ka, po shkatërron biznesin 25 vjeçar të 35 kompanive të prodhimit te inerteve.

Kryemistër, tani mund të vish të presësh shiritin e inaugurimit të falimentimit të këtyre bizneseve, por mos harro se fatura e kostos financiare dhe sociale e qeverisë dhe e juaja do jetë e madhe. Koha mund të jetë e maskarenjve, por Shqipëria është e do të jetë e atyre që kanë besuar dhe investuar në këtë vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here