Saturday, April 27, 2024
Home Politikë Negociatat me Shqipërinë, Kotzias: Po ecim nën gjurmët e ish-kancelarit gjerman

Negociatat me Shqipërinë, Kotzias: Po ecim nën gjurmët e ish-kancelarit gjerman

0
798

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias gjatë një konference me homologun gjerman Heiko Maas foli edhe për bisedimet me Shqipërinë.

“Bisedimet që kemi bërë me Maqedoninë dhe Shqipërinë përmbajnë një kujtim historik dhe kjo është Ostpolitika e Willy Brandt”, ka thënë Niko Kotzias, shkruan Protothema, raporton Ora News.

Paralelizmi që ka bërë diplomati grek lidhet me politikën që ndoqi kancelari i Gjermanisë në fillim të viteve ’70 për të përmirësuar marrëdhëniet me Europën Lindore.

Duke përshkruar politikën e jashtme greke, Nikos Kotzias tha se ajo është e përqendruar në Evropë, Ballkan dhe Mesdheun Lindor.

Në këtë kontekst, Ministri i Jashtëm grek krahasoi rolin e Greqisë në rajonin e Ballkanit me peshën specifike që Gjermania ka në Europë.

Më tej, Kotzias tha se “marrëveshja e Prespës është një zgjidhje për të ardhmen e rajonit, por edhe Europës, i jep stabilitet dhe siguri Ballkanit dhe përmirëson rolin e Greqisë”. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here