Sunday, May 19, 2024
Home Kronika Mjekët e akuzuar për tenderat e ilaçeve para gjykatës së Shkodrës për...

Mjekët e akuzuar për tenderat e ilaçeve para gjykatës së Shkodrës për masat e sigurisë…

0
1251

Kanë mbërritur në Gjykatën e Shkodrës personeli i spitalit rajonal Shkodër të akuzuar për tenderat e ilaçeve.

Të parët që do dalin para trupës gjykuese për masat e sigurisë janë ish-drejtori i spitalit Përparim Çela, mjeku Luan Dragusha dhe infermieri Renato Kepi.

Më pas do të jepet masa e sigurisë për të tjerët.Seanca po mbahet me dyer të mbyllura.

Para gjykatës ka mjekë, infermierë dhe familjarë në mbështetje të të arrestuarve.

Gazetari jonë Bepin Kolvataj informon se nga një komunikim që ka pasur me kreun e Urdhrit të Infermirevë të Shkodrës, ka mësuar se tre mjekë të tjerë janë gati të japin dorëheqjen nga presioni që po ndjejnë nga situatat e krijuara.

Ish-drejtori i Spitalit të Shkodrës, mjekë dhe punonjës janë vënë në akuzë për abuzime me barnat dhe pajisjet mjekësore.

9 persona ne bashkepunim me njeri – tjetrin blene në fund të vitit 2006, 400 sete pajisjesh për repartin e hemodinamikës, në një kohë që bënë vetëm 3 operacione.

Por ajo e që thellon skandalin e abuzimit është se barnat që do ti mjaftonin spitalit edhe për vitin 2017 e më gjatë, u pranuan në shkelje të rregullave për skandencën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here