Sunday, April 28, 2024
Home Kronika Në pranga “skifterët” shqiptarë, vodhën 24 apartamente, tre të dënuar për vrasje...

Në pranga “skifterët” shqiptarë, vodhën 24 apartamente, tre të dënuar për vrasje në tentativë

0
719

Policia italiane ka shkatërruar një bandë hajdutësh shqiptarë prej katër personash, të cilët akuzohen për vjedhjen e dhjetra apartamenteve.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit Klodian Illi 20 vjeç, Klevjan Musaku 19 vjeç, Kreshnik Ku 31 vjeç si dhe Xhoni Cani 19 vjeç. Aksioni në fjalë u krye nga policia e Bolonjës.

Siç bën me dije policia, tre prej anëtarëve të grupit (më të rinjtë) ishin dënuar për vrasje të mbetur në tentativë, pasi plagosën me thikë dy të mitur në Piazza Nettuno.

Por 3 muaj para arrestimit për plagosjen, ata kishin grabitur shtatë apartamente dhe ka dyshime në lidhje me 17 të tjera.

Banda u kap nga gjurmët e gishtave

Gjurmët gishtave të marra nga Policia Shkencore gjatë inspektimit të banesës së parë “të vizituar” nga grupi, në nëntor të vitit të kaluar do ti jepte indicien e parë  policisë për të rënë në gjurmët e katër shqiptarëve.

Pasi identifikuan personin që i përkisnin gjurmët e gishtave, policia e vuri nën përgjim dhe përgjimet telefonike bënë pjesën tjetër.

Hetuesit ishin tashmë në gjurmët e katër shqiptarëve, (vjedhjet të gjitha ndodhën në mes të nëntorit 2017 dhe shkurtit 2018), por pastaj ndodhi episodi  në  Piazza Nettuno, ku tre anëtarët e bandës, më i vogli për arsye banale u konfliktua verbalisht dhe më pas i goditi me thikë dy të mitur për tu arrestuar disa ditë më vonë.

Si funksiononte grupi

Policia thotë se veprimtaria e  grupit ishte mjaft banale, por efektive.

Në shënjestër të tyre ishin apartamentet në katin përdhes dhe atë të parë.

Ata hynin nga dritaret në banesa, merrnin çfarë mundnin dhe iknin.

Vlera e çdo vjedhje të kryer prej tyre shkonte në mijëra euro, në një rast edhe 20 mijë euro.

Grupi nuk kishte një zonë të preferuar, ai u zhvendos nga qendra e Bolonjës në komunat në  rrethina, si Ozzano Emilia dhe Granarolo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here