Tuesday, May 7, 2024
Home Kronika Gjykata liron mjekët e spitalit të Shkodrës, të arrestuar dy ditë më...

Gjykata liron mjekët e spitalit të Shkodrës, të arrestuar dy ditë më parë…

0
1187

Gjykata e Shkodrës liron mjekët e spitalit të Shkodrës të arrestuar dy ditë më parë për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Ndaj tyre u dhanë masa të lehta sigurie, jo arrest me burg.

Ish drejtori i spitalit, Përparim Cela, mjeku Luan Dragusha, infermieri Renato Kepi, farmacistja Karmen Kaçulini, ishin të parët që janë sjellë në gjykatë.

Jashtë mjediseve të gjykatës ka mjekë, infermierë dhe familjarë që mbështesin të arrestuarit.

Seanca do të mbahet me dyer të mbyllura.

Dy dite me pare shtatë persona u vune në pranga e dy të tjerë u shpallën në kërkim, mes tyre ish-drejtues, mjekë e infermierë të spitalit të Shkodrës, pasi akuzohen për abuzime me tenderat e barnave dhe mjekësore.

Pas një hetimi dy mujor të prokurorisë së Shkodrës, policia ka ekzekutuar masat e sigurisë “arrest me burg” dhe pezullim nga detyra për mjekët Përparim Çela, kirurg i njohur, Luan Dragusha, farmacistja Karmen Kaculini dhe infermeririn Renato Kepi.

Edi Smajli dhe Dhurata Uruçi janë shpallur në kërkim, ndërsa tre anëtare të Komisionit të marrjes në dorëzim Amanda Matlija, Juliana Zhuri dhe Albana Mehmetaj janë lënë në “arrest shtëpie”.

Prokuroria i akuzon ata se në fund të vitit 2016, në shpërdorim detyre, porositën 400 pako barnash për repartin e hemodinamikës, ndërsa bënë vetëm 3 operacione.

Por avokatët mbrojtës jashtë kameras se akuzat e prokurorisë nuk qëndrojnë.

Sipas tyre, filtri i tenderave është Ministria e Shëndetësisë dhe këtë fakt pritet ta përdorin fort në gjykatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here