PD: Qeveria tender korruptiv për monitorimin e Tatimeve, 100 mln euro dëm bizneseve

0
633

Partia Demokratike i është rikthyer akuzave ndaj qeverisë për tenderin e monitorimit të sistemit të tatimeve. Në një deklaratë për mediat, deputetja Jorida Tabaku tha se kriteret e këtij tenderi janë vënë në mënyrë të tillë që ta fitojë vetëm një kompani kroate.

Tabaku: Edi Rama nuk është tërhequr nga vjedhja e biznesit që vepron në Shqipëri, për llogari të një firme kroate, besoj lidhjet me të cilën do të zbulohen së shpejti. Qeveria e Ramës ka hapur një tender prej 15 milionë eurosh për monitorimin e sistemit të tatimeve, që përfshin një gamë të gjerë elementësh, duke përfshirë edhe koncesionin e TVSH-së. Kriteret e tenderit janë përcaktuar që atë ta fitojë vetëm një kompani, të cilës i janë dhënë të drejta ekskluzive që të bëjë propozime ligjore për të ndryshuar ligjin e tatimeve.

Deputeti Endri Hasa tha se ky tender do t’i kushtojë biznesit nga 80-100 milionë euro.

Hasa: Jemi konsultuar me ekspertët më të mirë dhe rezulton se sistemi i ri i pagëzuar si sistem i menaxhimit dhe kontrollit të faturimit do t’i kushtojë biznesit nga 80-100 milionë euro.  Shqiptarët duhet të dinë se pas projektit korruptiv të Edi Ramës fshihet fakti se çdo biznes do të detyrohet të paguajë nga 600 deri në 1000 euro në mënyrë që biznesi i tyre të mos mbyllet nga hordhia e tatimorëve.

Dy deputetët e Partisë Demokratike thanë se ky projekt do të jetë vrasësi i mijëra vendeve të punës në Shqipëri dhe i falimentimit të mijëra bizneseve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here