Deputetja e LSI, Nora Malaj denoncon mungesën e sigurisë ushqimore

0
701

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj ka denoncuar sot përmes një statusi në rrjetin social Facebook pasigurinë e ushqimeve në Shqipëri. Malaj shprehet se një tragjedi e madhe po i ndodh produkteve ushqimore në vendin tonë dhe se tregjet tona janë të mbushura me produkte me skadencë të tejkaluar dhe me hormone.

“Nga njëra anë mallra të skaduar, nga ana tjetër papunësi të garantuar, ekonomi të shkatërruar, krimi i ulur sheshit dhe i vetmi që mund të shëtisë i lirë është stresi që është bërë pjesë e jetës sonë.”- shton më tej Malaj në postimin e saj.

Më poshtë postimi i plotë i saj:

Kush ka sy le të shikojë, kush ka veshë të dëgjojë, kush ka zemër e guxim të veprojë e demaskojë! Dje ne pasdite bëra pazar dhe një pjese të zarzavateve i futa në frigorifer. Sot duke dashur të përgatisja drekën shoh që domatet kishin mbirë e kastravecat ishin squllur dhe sapo i prekje të ngeleshin në dorë!!! Një tragjedi e madhe po i ndodh produkteve ushqimore në vendin tonë. Fëmijë të kequshqyer, fermerë të mashtruar, prodhime me afat skadence të tejkaluar, produkte me hormone dhe që kanë mbushur tregjet tona. Kjo ka rritur shkallën e sëmundjeve të njohura e të panjohura dhe tanimë nuk dimë as me çfarë ushqehemi dhe as si duhet të ushqejmë fëmijët dhe të moshuarit që fundi mos të na vijë më tmerr. A ka ndonjë njeri që mund të na thotë se si mund ta mbrojme jetën tonë e të fëmijëve tanë. Nga njëra anë mallra të skaduar, nga ana tjetër papunësi të garantuar, ekonomi të shkatërruar, krimi i ulur sheshit dhe i vetmi që mund të shëtisë i lirë është stresi që është bërë pjesë e jetës sonë… Deri kur kështu me një jetë të pagarantuar???? Edhe kjo e dielë, amvisave iu është kthyer në makth se çfarë do të gatuajnë , pasi nuk ka më garanci për jetën!!!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here