Thursday, May 2, 2024
Home Politikë PD prezanton sot masat antimafia për çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni

PD prezanton sot masat antimafia për çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni

0
659

Opozita e ka gati atë që e quan platformë për rikthimin në shina të  sigurisë, ekonomisë dhe drejtësisë. Sot partitë opozitare parlamentare do të prezantojnë, pakëtën antikorrupsion, e cila në thelbin e saj ka ndryshimin e një serie ligjesh që sipas deputetes Jorida Tabaku, i japin fund koncesioneve dhe kontratave kurruptive dhe nxjerrin jashte tregut kompani fantazëm.

Një ditë më parë, deputetja e PD, Jorida Tabaku sqaron se paketa e opozitës ka propozime konkrete, kryesisht në përpjekje për të pamundësuar futjen në sistem për të pastruar  parat e  krimit dhe korrupsionit.

Tabaku: Mund të përmend 2-3 masa që lidhen me PPP. PD ka denoncuar aferën e incineratorëve, aferën e teatrit, afera të tjera që lidhen me koncesionet dhe në mënyrë konkrete ne kemi propozuar që asnjë kompani që ka burime offshore nuk mund të marrë pjesë në tendera dhe koncesione publike. Asnjë kompani që nuk është specifike në fushën e vet dhe sapo është krijuar nuk mund të marrë pjesë në tendera publik dhe koncesione. Kemi propozuar gjurmimin e parave që vijnë nga krimi i organizuar. Kemi propozuar identifikimin e burimeve për çdo investim publik ose privat, sepse ka pasur një shqetësim për rritjen e ndërtimit me fonde të pajustifikaura nga sektori bankar. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here