Thursday, May 2, 2024
Home Kronika Shkon në 5 numri i të arrestuarve për 350 mln lekë të...

Shkon në 5 numri i të arrestuarve për 350 mln lekë të reja dëm ndaj shtetit

0
756

Ka shkuar në 5 numri i personave të arrestuar, në vijim te operacionit “TVSH”, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin krijon skema mashtrimi me firma fiktive me qëllim shmangien e pagesave të TVSH dhe tatimfitimin.

Policia e Tiranës njofton se është arrestuar një nga 6 personat e shpallur në kërkim, ndërsa vijojnë të jenë në kërkim edhe 5 të tjerë.

Në pranga u vu Elton Zoto, 36 vjeç, banues në Tiranë.

“Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit Gëzim Çela, Flamur Zoto, Xhemal Kushova, Ylber Molla (të arrestuar më datë 21.09.2018 në kuadër të operacionit TVSH), kishin krijuar një skemë mashtrimi duke krijuar 6 firma fiktive me nipte shëtitës, me seli në qytetin e Tiranës, me qëllim shmangien e pagesave të TVSH dhe tatimfitimin, duke i shkaktuar shtetit dëm në vlerë TVSH-je dhe tatimfitimi në vlerën e 350 milionë lekë të reja”, sqaron policia.

Vijon puna intesive për kapjen e pesë shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here