Rreh keqas dhe bën për spital turkun, arrestohet elbansalliu

0
642

Ngjarja e rëndë u regjistrua në Moglicë të Elbasanit.

Burime nga policia thonë se në pranga ka rënë shtetasi Pajtim Igrishta, 32 vjeç, banues në Elbasan.

Mësohet se 32-vjecari  në ambjentet e punës, në HEC-in e Moglicës, ka goditur barbarisht  kolegun e punës.

Ngjarja dyshohët të ketë ndodhur  për motive të dobëta.

32-vjecari dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin  turk S.E, 41 vjeç, banues në Turqi. Të dy punëtorë në një firmë ndërtuese. Ky i fundit është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here