Sunday, May 19, 2024
Home Aktualitet Bonuset e reja per bebet nga 1 janari i 2019, ka shumëfishim

Bonuset e reja per bebet nga 1 janari i 2019, ka shumëfishim

0
1133

Kryeministri Edi Rama prezanton politikat e reja për rritjen e natalitetit.

Nga 1 janari 2019 do të ketë shumëfishim të bonusit për çdo bebe të ardhur në jetë duke i ardhur kështu në ndihmë familjeve .

Fëmija i parë i një çifti do të marrë 400 mijë lekë të vjetra,  8-fishi i bonusit të sotëm prej 5 mijë lekë

Fëmija i dytë do të marrë 800 mijë lekë të vjetra. 16-fishi i bonusit të sotëm prej 5 mijë lekë

Fëmija i tretë do të marrë 1 milionë e 200 mijë lekë të vjetra, pra 24 fish i bonusit të sotëm prej 5 mijë lekë

Regjistrimi elektronik

“Cdo bebe që lind në maternitetet e republikës së shqipërisë do të regjistrohet aty dhe nuk do të shkojë në gjëndje civile dhe do të marrë menjëherë cekun për mirëseardhjen. Kjo është një ndihmë e drejtëpërdrejtë për familjet që sot kanë vështirësitë e tyre dhe me lindjen e fëmijëve duhet të jenë të përkrahur. Është një masë që në kalkulimet tona do të nxisë natalitetin për të gjithë pa dallim.” tha kryeministri Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here