LSI: Arrestimet në Shkodër, Gjonaj, koordinatore e korrupsionit dhe krimit…

0
1278

Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes sektetarit të Përgjithshëm, Endrit Braimllari, dënon arrestimet që ”Task-Forca” Antikorrupsion ka realizuar në Shkodër.

Braimllari shkruan në një postim në facebook, se ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, është bërë koordinatore e korrupsionit dhe krimit. Sipas tij, ministrja është në shkelje me ligjin dhe se shqiptarët nuk kanë nevojë për show.

”Ky Kryeministër e kanë emëruar në atë strukturë pikërisht për këtë mision “të rrjepë qytetarët dhe ti shërbejë krimit”. Koordinatorja e korrupsionit duhet të sqarojë shqiptarët se kush ka përfituar nga këto drejtorë batakçi, sepse janë vetë kokë e këmbë të përfshirë në çdo afer”,-shkruan Brimllari.

Postimi i plotë

Qeveria e krimit tani po bën show mediatik me tepsinë e vet politike. Pasi i emëroi në pozicione drejtuese pa asnjë kriter duke shkelur rëndë ligjin, sot bën show me arrestime.

Pasi e bënë lëmsh administratën publike, sot i’u shesin shqiptarëve për arritje arrestimin e drejtorëve të tyre që po kjo Ministre dhe ky Kryeministër e kanë emëruar në atë strukturë pikërisht për këtë mision “të rrjepë qytetarët dhe ti shërbejë krimit”.

Koordinatorja e korrupsionit duhet të sqarojë shqiptarët se kush ka përfituar nga këto drejtorë batakçi sepse janë vetë kokë e këmbë të përfshirë në çdo afer.

Sot shqiptarët nuk kanë nevojë për show por kërkojnë arritje konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Nuk mundet një ministre e cila ka shkelur hapur ligjin të dalë dhe ti bëj moral shqiptarëve.

Nëse do të kishte një Prokurori të pavarur sot minimumi kjo ministre duhet të ishte nën hetim për shkeljen e ligjit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here