Friday, April 26, 2024
Home Politikë Pano: Tenderat jepen në mënyrë flagrante. Teliti: Kemi arritur nivelin më të...

Pano: Tenderat jepen në mënyrë flagrante. Teliti: Kemi arritur nivelin më të lartë të korrupsionit

0
592

Eksperti ekonomik Panajot Pano i ftuar në “Arena” në Ora News, thotë se në të shumtën e rasteve, tenderat jepen në mënyrë korruptive dhe në një rast, siç thekson ai, Rama ia dha dikujt aty për aty para kamerave.

Ndërsa këshilltari pranë grupit të PD-së, Dorian Teliti thotë se korrupsioni ka arritur nivelin më të lartë të mundshëm.

Pjesë nga diskutimet: 

Hila: Vërtetë kaq e paskrupullt është mënyra e fitimit të tenderave.

Pano: Po! 100%.

Hila: Nuk bazohen në ligje fare?

Pano: Ne kuadrin ligjor e kemi dhe është cilësor. Këtu jepet koncesionet dhe tendera kështu… ne kemi qenë vetë dëshmitarë kur ishte Rama në Orikum që e instaloi aty për aty kompaninë që do të bënte restaurimin e rrjetit të energjisë. I tha merre dhe riparoje një çikë kur duhet të ketë një garë.

Problemi është vullneti politik. Legjislacioni anglez është më i thjeshti në botë dhe më i vjetri, por kanë frymë. Ne e kemi të shkruar dhe prapë gjejmë vrima pafund.

Teliti: Kur duan të bëjnë teatrin, bëjnë një ligj të posaçëm për Teatrin. Kemi arritur në nivelet më të larta të korrupsionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here