Sot homazhet për regjisorin Roshi, i biri: Ky është statusi më i rëndë i jetës sime!

0
829

Pasditen e djeshme është ndarë nga jeta regjisori Roland Roshi, ndërsa sot në orën 12:00 bëhen homazhet në RTSH. Djali i regjisorit Roland Roshi, Ardit Roshi ka përlotur me fjalët për humbjen e të atit, teksa shkruan se ‘Ky është statusi më i rëndë i jetës’.

‘Ky eshte statusi me i rende i jetes sime! Babai im, miku im, njeriu me i mire ne bote, nderroi jete! Homazhet per Prof. Roland Roshin behen sot ne oren 12:00 ne RTSH! Percjellja per ne banesen e fundit ne oren 14:00 ne Sharre.. Do te doja te shkruja me shume por nuk mundem’ shkruan Ardit Roshi.

Roland Roshi lindi dhe u rrit në qytetin e Përmetit. Ka mbaruar Institutin e Lartë të Arteve, që sot njihet si Akademia e Arteve te Bukura. Ai filloi punë për herë të parë në qytetin e Fierit, ne teatrin Bylis të qytetit të Fierit, ku u shqua për rolin e Avni Rustemit, tek Drama “Dy krisma në Paris”.

Por puna e tij ka qenë e lidhur shumë edhe me regjinë. Për shumë vite punoi si regjisor me Estradën dhe Teatrin e Fierit. Me pas puna e tij ka vazhduar në Radio Tirana dhe në Televizion si folës lajmesh dhe si regjisor spektaklesh dhe edicionesh informative.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here