Thursday, May 2, 2024
Home Kronika Zjarret në Fushë Arrëz lanë pa energji një nënstacion

Zjarret në Fushë Arrëz lanë pa energji një nënstacion

0
621

Zjarret e përhapura në zonën e Fushë Arrëzit kanë shkaktuar dëmtime edhe të shtyllave elektrike. OSHE bën me dije se disa shtylla janë përfshirë nga flakët, pjesë e linjës L-30-58 Fushe Arrëz- Tuc.

Në njoftim thuhet se për shkak të kësaj situate, OSHE është detyruar të stakojë energjinë elektrike për arsye sigurie.

Për pasojë, nënstacioni Tuc ka mbetur pa tension.

“Brigada e OSHEE kane shkuar menjëherë në vendngjarje dhe rreth orës 18:45 minuta është rivënë në punë nënstacioni. Aktualisht, kanë marrë energji të gjithë abonentët që mbulohen me furnizim nga nst i Tucit“, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here