Bregu i përgjigjet ashpër Sejkos: Po mos isha në hidhërim, do të padisja

0
887

Genc Sekjo, i njohur si “njeriu i memeve” publikoi një foto-montazh ditën e sotme të disa grave aktiviste për të drejtat e njeriut me shenja në fytyrë, si mesazh për heshtjen e tyre ndaj dhunës së ushtruar ndaj Xhisiela Malokut.

Në foto-montazhin e Sejkos, publikuar dhe nga politikanet demokrate janë Dalina Fico, Elsa Ballauri, Majlinda Bregu, etj, dhe aty shkruhet: ““Ju që merrni miliona për mbrojtjen e gruas…Kur do flisni?”.

Pas fotomontazhit ka reaguar vetë Bregu me një koment, ku i thotë se nëse s’do ishte në një varrim të një mikje do e padiste Sejkon duke u mbështetur te neni, ndrushimet e të cilit i ka propozuar vetë.

Reagimi i ashpër i Majlinda Bregut:

“Te mos isha ne mes te nje hidherimi per percjelljen ne boten tjeter te nje mikeje te shtrenjte, sot do te padisja ty Genc Sejko! Fare thjesht! Ne baze te nenit 617/1 te Kodit Civil te Republikes “Pergjegjesia per publikimet online te komenteve qe cenojne nderin, personalitetin ose reputacionin e personit” ndryshimet e te cilit i kam propozuar vete. Sepse ti s’ke asgje me pak se cdo dhunues i ketij vendi! Je thjesht dhunuesi i ngrefur i radhes! Keto bejne burrat dhunues. Pergojojne, mashtrojne, te fyejne, te vrasin dhe s’ ju digjet mjekra nese ti e kundershton kete! Ti nuk do arrish dot edhe po te jetosh 200 vjec, te flasesh, bertasesh, qash , te mbrosh aq gra sa jam perpjek une e plot gra te tjera me ze publik ne kete vend! Pa miliona burrec! Pa delire facebook! Por nga bindja, ndjeshmeria dhe detyra publike qe kam patur.
Edhe pa zhurme, por duke u munduar per te mbrojt te dhunuaren e per t’i gjet nje strehe sekrete! Nga ato qe ti e tjere si ti te mos i mesoni kurre! As kete radhe!
Sa per dhunuesit cfare do emri e statusi pacin, mund ta vonojne por nuk i shpetojne dot nje denim me te ashper!
Edhe kete fal ashpersimeve te fundit
te Kodit Penal qe mbajne emrin tim!

Por te jesh i bindur, Dhuna s’do te mundet dot nese nuk denohen te gjithe format e saj! Perfshi tenden”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here