Fermerët afat deri në 31 dhjetor për të aplikuar për tu pajisur me AMTP

0
632

Me një kërkesë dhe një çertifikatë familjare, të gjithë fermerët që  nuk kanë aktin e marrjes në pronësi të tokës  bujqësore kanë do të duhet të paraqiten pranë njësive vendore brenda 31 dhjetorit për tu pjisur më pas me dokument pronësie dhe kjo vlen për të gjithë fermerët që kanë përfituar tokë bujqësore në bazë të ligjit 7501 dhe që nuk kanë ende pronësi mbi tokën.

Numri dy i ministrisë së Bujqësisë në një intervistë për Ora News, deklaron se në të gjithë vendin numërohen mbi 5% e fermerëve, të cilët nuk kanë asnjë dokument për tokën që përdorin. Ndërsa veriu është zona me numrin më të lartë të fermerëve me këtë problematike.

Ermira Gjeçi: 31 dhjetori i 2018 është afati i fundit ligjor që ne i kemi dhënë të gjithë fermerëve që të paraqiten pranë bashkive me dokumentat të cilat kërkohen për nisjen e procesit apo fillimin e një kërkesë për tu pajisur me AMTP.

Por çfarë do të ndodhë nëse fermerët nuk aplikojnë brenda këtij afati. Pastaj zgjidhjen e jep gjykata.

Ermira Gjeçi: Fermerët nuk mund ta shesin, nuk mund ta këmbejnë nuk mundet të gjitha këto transaksionet e shit-blerjes nuk mund ti zhvillojë, ashtu sikundër nuk mund ta lënë në trashëgimi. Afati ligjor 31 dhjetor 2018 nga ana tjetër do të thotë që të gjithë ata, të cilët minimalisht nuk do të kenë paraqitur kërkesën e tyre pranë bashkive ose njësive administrative do të përballen me gjykatat që të përfitojnë atë që ligjërisht i takon.

Ndërkohë,krahas këtij procesi po vijon edhe shpërndarja e certifikatave të tokës bujqësore. Zv.ministrhja thotë se në proçes janë 200 mijë nga 450 mijë në total.

Ermira Gjeçi: Një objektiv i cili është i shtrirë më gjatë. Flasim për rreth 450 mijë aktet të marrjes së tokës në pronësi që i janë dhënë fermerëve dhe më pak se 200 mijë janë në procesin e certifikimit. Ka një bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet e përfshira në proces.

Aplikimi për marrjen e aktit të pronësisë  do të jetë falas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here