Schutz: S’kemi qëndrim për Teatrin Kombëtar, po i ndjekim debatet me vëmendje

0
665

Ambasada Gjermane në Tiranë ka prezantuar programin për Tetorin Gjerman, ku do të ketë aktivitete në Tiranë dhe qytete të tjera në vend. Për të 12-vit radhazi, muaji gjerman kulturor do të vijë nën moton “Frymëzuar nga njerëzit, ndërsa në lidhje me Teatrin Kombëtar, ambasadorja u shpreh se po i  ndjek zhvillimet me vëmedje.

Për të 12 herë radhëzi, këtë vit Tetori Gjerman vjen i frymëzuar nga njerëzit. Programi do të bëjë bashkë artistë gjermanë dhe shqiptarë, ndërsa shkëmbimi i mendimeve dhe përvojave do jetë edhe elementi lidhës i Tetorit Gjerman.

Susanne Schütz: Motoja e javëve gjermane do të jetë i frymëzuar nga njerëzit, ku do të bëhen bashke gjermanë dhe shqiptarë në aktivitete të ndryshme kulturore.

Ndërsa lidhur me debatin për Teatrin Kombëtar, ambasasdorja gjermane Sussane Schutz nuk preferoj të mbante një qendrim të qartë, por tha se po i ndjek me vëmendje zhvillimet.

Susanne Schütz: Ambasada gjermane nuk ka një qëndrim për Tetarin Kombëtar. E kemi lexuar me shumë vëmendje letren e KE-së, si dhe kemi në vëmendje zhvillimet në vend.

Filma, letërsi, tetarër, muzikë, kulinaria dhe diskutime të ndryshme do të shoqërojnë aktivitetet në Tiranë dhe qytete të tjera në vend. Temat e diskutimeve do të kënë në qënder të diskutimeve përballja ne të shkuaren historike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here