Trafiku i drogës, Policia e Shtetit reagon për goditjen e klanit mafioz në Itali: S’ka shqiptarë

0
1030

Pas goditjes së një klani mafioz që merrej me trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali, policia shqiptare jep versionin e saj duke theksuar se asnjë shqiptar nuk është arrestuar nga ky operacion.

“Grupi kriminal me eksponentë edhe të organizatës mafioze “Sacra Corona Unita” përbëhej nga shtetas italianë dhe në urdhër arrestet e sotme nuk ka asnjë shtetas shqiptar të përfshirë“, thuhet në njoftim.

Gjatë një operacioni të koduar “Velluto”, karabinierët italianë shkatërruan një grup kriminal që operonte në fushën e trafikimit të narkotikëve në zonën e Pulias.

“Hetimi që ka filluar në vitin 2016 ka sjellë në goditjen e dy rasteve të trafikimit me gomone në muajin tetor 2016. Gomonet e nisura nga Pulia me shtetas italianë në bord, dyshohet se ishin ngarkuar në Shqipëri në atë periudhë”, thuhet më tej.

Në deklaratë thuhet se Policia e Shtetit është në kontakt të pandërprerë me të gjithë partnerët në lidhje me shkëmbimin e informacioneve që kanë të bëjnë me grupe kriminale apo individë, “pavarësisht kohës kur ata kanë kryer veprën penale, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe goditjen e tyre”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here